Një makinë është shkrumbuar të martën në fshatin Gllamnik të Podujevës në Kosovë. Gjithashtu raportohet se brenda në mjetin e djegur dyshohet se ka qenë edhe një person. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka thënë se makina Golf 7 ishte me targa serbe.
“Vetura është me targa të shtetit serb. Hetimet po vazhdojnë”, ka thënë ai.
Po ashtu Prokuroria Themelore e ka konfirmuar se në veturë pati mbetje të eshtrave të njeriut. Përveç policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe eksperte mjeko-ligjore.