FOTO/ Si u fsheh nga drejtësia i shumëkërkuari Jani Aliaj, transformimi rrënjësor në pamje

0
2

I shumëkërkuari prej nëntë vitesh nga drejtësia Jani Aliaj ka bërë një trasformim rrënjësor në pamje.

ABC News ka siguruar një foto të tij aktuale, ku vihet re se ka zgjatur flokët dhe ka ndryshuar formën e mjekrës, duke u dukur kështu një tjetër person.

Ai fshihej me një identitetit të rremë. Ndërkohë, policia greke e arrestoi më 31 dhjetor.

Aliaj u gjurmua nga Interpol Tirana dhe Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit e duke bashkëpunuar me policinë greke e arrestuan për ta ekstraduar në Shqipëri.

Kush është Jani Aliaj

Aliaj i cili ka lindur dhe është rritur në Tepelenë, konsiderohet si një nga individët më të rrezikshëm të krimit shqiptar dhe drejtues i një organizate të strukturuar, e cila përveç të tjerave, si veprimtari kryesore ka kultivimin dhe trafikimin e drogës. Mbi Aliajn dhe grupin e tij kriminal rëndojnë akuzat për shumë vrasje, por më e bujshmja ishte ajo 1 Majit 2016; ekzekutimi i një tjetër eksponenti të fuqishëm të krimit Elton Çiço.

Vrasja në fjalë tronditi opinionin në atë kohë, sepse ndodhi në një ambient publik mjaft të frekuentuar nga qytetarët, në zonën e ish-bllokut, teksa Elton Çiço ishte duke pirë kafe me një oficer policie dhe disa të tjerë.

Pavarësisht nga njerëzit e shumtë, prania e oficerit të policisë, Jani Aliaj është futur në lokal dhe ka qëlluar drejt Çiços me gjakftohtësi. Ai vdiq në vend, me dy plumba në kokë.

Në atë kohë, ngjarja u zbulua nga bishti i cigares që Aliaj e kishte hedhur në një kosh shumë prane vendit të ngjarjes.

Historia e konfliktit mes dy grupeve kriminale me bazë në Tepelenë është shumë më e hershme dhe ka lënë pas, shumë viktima. Si fillesë e kësaj sage hakmarrjeje mes dy bandave, dyshohet të ketë qenë vrasja e shokut të fëmijërisë së Elton Çiços nga Jani Aliaj.

Por përveç kësaj, policia ka ndjekur edhe pistën e një prishjes së pazareve në trafikun e drogës në Greqi ku të 2 grupet nga Tepelena kanë ushtruar aktivitetin kriminal, prej gati dy dekadash./abcnews.al