Një statujë bronzi e një gruaje të veshur me fustan që thekson linjat e trupit femëror, për të nderuar një poezi të shekullit të 19-të, ka shkaktuar debate në Itali, me politikanët që kërkojnë shembjen e saj.
Krijimi i skulptorit, Emanuele Stifano i kushtohet poezisë La Spigolatrice di Sapri, shkruar nga poeti Luigi Mercantini në vitin 1857.
Poezia bazohet në historinë e një ekspedite të dështuar kundër Mbretërisë së Napolit nga Carlo Pisacane, një nga Socialistë e parë italianë
Në prezantimin e statujës mori pjesë edhe kryeministri italian, Giuseppe Conte.
Skulptura portretizon një grua me një fustan transparent.
Sidoqoftë, në një kohë kur një vepër arti mund të përshkruhet si e bukur apo jo, në vendin fqinj ajo ka shkaktuar debate, pasi kritikët e statujës flasin për seksualizmin e trupit femëror.
Laura Boldrini, një deputete demokrate e qendrës së majtë, tha se statuja ishte një “fyerje për gratë dhe historinë”. Ajo shkroi në Twitter: ” Si mund të pranojnë institucionet përfaqësimin e një gruaje si një trup të seksualizuar? Është ofendim për gratë dhe historinë”.
Një grup politikanesh gra nga Partia Demokratike në Palermo, Sicili, kërkuan që statuja të shembet. “Edhe një herë, ne duhet të poshtërohemi për të parë veten të përfaqësuar në formën e një trupi të seksualizuar, pa shpirt dhe pa asnjë lidhje me çështjet shoqërore dhe politike të historisë ,” tha grupi në një deklaratë.
Nga ana tjetër, artisti mbrojti punën e tij, duke shkruar në Facebook se nëse do ishte plotësisht në dorën e tij, ai do ta kishte bërë statujën “krejtësisht lakuriq … thjesht sepse jam një adhurues i trupit të njeriut “.
Ai tha se është “e kotë” të përpiqesh t’u shpjegosh veprën e artit atyre që “thjesht duan të shohin regresin”./Ora News/