Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Xhyrë në Njësinë Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd.
Një automjet tip Benz me targë AA 950 RZ që po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Librazhd -Prrenjas ka humbur drejtimin e lëvizjes duke dalë jashtë korsisë së rrugës .
Për pasojë është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës dhe trafikndarësja i është futur makinës mes për mes në anën e pasagjerit.
Fatmirësisht drejtuesi ka qenë duke udhëtuar vetëm dhe nuk ka pësuar lëndimi nga aksidenti i tmerrshëm.
(Balkanweb)