FOTO/ Vdes ish-kampioni i Milanit, mesazhi prekës i klubit kuqezi

0
285

Futbolli italian në zi. Legjenda Pierino Prati është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, duke humbur betejën me sëmundjen që e kishte mbërthyer prej kohësh.

Prati ka pasur një karrierë të shkëlqyer si futbollist, teksa në Itali fitoi gjithçka, titull e Kupë, ndërkohë që me Milanin ngriti edhe European Cup (Champions League sot), Kupën Interkontinentale dhe dy herë Kupën UEFA.Në vitin 1968 ishte pjesë e Italisë, ku fitoi edhe Europianin, ndërkohë që dy vite më pas shkoi edhe në Botërorin e Meksikës.

Image

Gjatë karrierës së tij, ish-sulmuesi kuqezi shënoi 100 gola në 232 ndeshje të Serie A.

Në sezonin 1967-1968 ai doli golashënuesi më i mirë i kampionatit italian, me 15 gola.

Në lidhje me këtë ngjarje të trishtë ka reaguar edhe klubi i Milanit duke shkruar:

“Një gjigant i historisë sonë ka mbyllur sytë. Nga Bernabeu në Bombonera: Piero Prati u ka dhënë prestigj ngjyrave kuqezinjve në të gjithë botën. Mirupafshim Piero!

Mirupafshim me një legjendë të vërtetë kuqezi. Ju ishit një dritë e ndritshme për të gjithë ne dhe një humbje e shtrenjtë! Pusho në paqe Piero”, ka shkruar klubi i Milanit në faqen zyrtare në Twitter.

 

syri.net