Pak orë më parë, shtetasi Klodian Keqi ka qëlluar për vdekje një 55-vjeçar në Fushë-Krujë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
Por kjo nuk është hera e parë që emri i tij lidhet me një vepër kriminale.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se Klodjan Keqi edhe në vitin 2010 ka tentuar të vrasë një tjetër person.
Së bashku me vëllanë e tij, Jetmir Keqi kanë tentuar të vrasin me armë zjarri automatike për motive të dobëta, Mustafa Dacin. Familjet kishin konflikte.
Në atë kohë, Klodjan Keqi u arratis së bashku me armën e krimit. Ngjarja ndodhi pranë një karburanti në rrugën kryesore Fushe Krujë – Krujë.
![Bcc18bdb D9ab 48d0 9367 E53377f85b60](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2022/08/bcc18bdb-d9ab-48d0-9367-e53377f85b60-263x350.jpg)