FOTO/ Xhensila dhe Besi ndajnë pasurinë, nisin ditën në Gjykatën e Tiranës

0
116
Ardit Murataj

Ndërsa rrjeti po zien sërish duke aluduar se mes Xhensilës dhe Besit nuk ka një ndarje, këtë të enjte ata janë fotografuar pranë Gjykatës për të zgjidhur martesën e tyre disavjeçare.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë paraqitur pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për seancën e radhës. Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë kësaj seance ish-çifti të cilët janë prindër të dy fëmijëve, Ajkës dhe Amenit do të bien dakord lidhur me përpjestimin e pasurisë.

Ndarja e artistëve prej muajsh ka qenë kryefjalë e mediave rozë.

Më herët aktori ka deklaruar se fëmijët jetojnë me Xhensilën, ndërkohë vajzën e tij, Ajkën, e viziton më shpesh dhe qëndron më tepër me të, duke qenë se djali i tyre Ameni ende nuk ka mbushur 1 vjeç dhe ka më tepër nevojë për përkujdesjen e të ëmës.