FOTO/ Zgjedhjet e 11 majit, publikohen modelet e fletëve të votimit për qarqet Tiranë, Fier dhe Gjirokastër

0
2

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar edhe modelet e fletëve të votimit për tre nga 12 qarqet e vendit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

BalkanWeb ka siguruar modelet e fletëve të votimit që do të përdoren për qarqet e Tiranës, Fierit dhe Gjirokastrës. Tirana do të ketë 37 deputetë në Kuvendin e ardhshëm. Fieri mbetet i pandryshuar me 16 dhe Gjirokastra 4. Në fletën e votimit do të jenë emrat e subjekteve politike, emrat e atyre që do të jenë në listën e mbyllur dhe emrat e kandidatëve për deputetë të listës së hapur që do t’i nënshtrohen votimit preferencial. Një model tjetër për fletën e votimit në Qarkun e Tiranës do të jetë renditja e emrave të kandidatëve në mënyrë vertikale. Modelet e fletëve të votimit iu është dërguar edhe partive politike për mendim, më pas do të ketë edhe një vendim nga KQZ se cila do të jetë fleta e votimit që do të përdorin zgjedhësit në 11 maj.

 

Deri në 25 shkurt është afati final i partive politike për t’u regjistruar në KQZ. Ndërkohë, deri në datën 3 mars është afati për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore. Një afat tjetër i rëndësishëm për zgjedhjet e 11 majit është edhe data 12 mars ku koalicionet zgjedhore duhet të depozitojnë listën e kandidatëve për deputetë të cilët do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

(BalkanWeb)