FOTO+EMRI/ Abuzoi me 11-vjeçaren që e kishte të afërme, arrestohet në Rinas pedofili 35-vjeçar

0
5

35-vjeçari Elton Sina është arrestuar në aeroportin e Rinasit. Ky i fundit akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 11-vjeçare. Rasti u zbulua pas një denoncimi në emisionin “Piranjat”. Pas një “ftese” për intervistë që i kishin bërë Piranjat Elton Sinës, ku ai premtoi që do të vinte së bashku me avokaten e tij, i akuzuari ka shkuar në Rinas ku është ndaluar nga policia dhe është njohur me masën e sigurimit ” Arrest me burg” dhënë nga gjykata e rrethit gjyqësor Durrës, pas provave të grumbulluara.

FOTO+EMRI/ Abuzoi me 11-vjeçaren që e kishte të afërme,

Elton Sina

Emisioni “Piranjat” trajtuan çështjen e një vajze vetëm 12-vjeçe, e cila një vit më parë, kohë kur ishte vetëm 11 vjeçe u abuzua seksualisht nga bashkëshorti i kushurirës së saj 35-vjeçar, baba i një fëmije. E mitura tregoi se në muajin gusht të vitit 2023, gjatë pushimeve verore kishte shkuar tek halla e saj në fshatin Golem të qytetit të Kavajës për të qëndruar disa ditë me fëmijët e vegjël të familjes dhe me kushurirat e sajë, konkretisht bashkëshorten e 35-vjeçarit Elton Sina.

Kohë më parë 35-vjeçari kishte komunikuar me vajzën në Instagramin e saj, teksa i dregonte të miturës simpatinë që ai kishte për të, të akumuluar prej vitesh, duke i thënë  konkretisht që kur  ishte e vogël ai e mbante në prehër dhe shfrynte epshet e tij, e ndërkohë të afërmit mendonin se Eltoni kujdesej shumë për të voglën.