Një 14-vjeçare nga Gramshi, Amelja Mersiti, e cila rezultonte e zhdukur që prej datës 12 shkurt, është rikthyer në banesë. E mitura ishte larguar nga banesa ku jetonte me gjyshen dhe prej disa ditësh nuk u bë e gjallë.
Ishte gjyshja e saj ajo që bëri denoncimin në polici, ndërsa ka deklaruar se mbesa ishte njohur me një djalë 17-vjeçar, por sqaroi se nuk kishte dijeni për emrin e tij. Mësohet se vajza jetonte me gjyshen, pasi prindërit i kishte të divorcuar dhe kishin krijuar familje.
Ndërkohë, sot policia njoftoi se vajza ishte kthyer vetë në banesë, ndërsa kishte deklaruar se kishte ikur me dëshirë.
“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 13.02.2026, për largimin nga banesa të një 14-vjeçareje, informojmë se kjo shtetase u gjet dhe u kthye në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo deklaroi se ishte larguar me dëshirën e saj.”, sqaron policia.



