FOTO+EMRI/ Zhduket 13-vjeçarja, ambasada e Kosovës në Gjermani: Nëse keni ndonjë informacion kontaktoni menjëherë policinë

0
2

Ambasada e Kosovës në Gjermani për mes një postimi në “Facebook” ka njoftuar zhdukjen e 13-vjeçares, Arta Hajzeraj. Në njoftimin e ambasadës, thuhet se Arta është raportuar e zhdukur dhe se familjarët së bashku me autoritetet policore në qytetin Zwickau janë në kërkim të saj.

“Arta Hajzeraj, 13 vjeçare, është raportuar e zhdukur! Familjarët dhe autoritetet policore në Zwickaut janë në kërkim të Artës dhe kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e saj apo që e ka parë së fundmi”, thuhet në njoftim.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve se nëse kanë ndonjë informacion, të kontaktojnë menjëherë familjen ose policinë gjermane në numrat e mëposhtëm:

Familja: 0157 5414 5810

Policia: 0375 428102

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë në mënyrë që Arta të kthehet e sigurt pranë familjes sa më parë.

Hajzeraj u zhduk në zonën “Lothar-Streit-Straße”. Policia gjermane dhe mediat lokale janë angazhuar në kërkimin e saj. Në momentin e zhdukjes Arta kishte veshur xhinse blu të çelët dhe një bluzë të zezë Adidas, ndërsa mbante një çantë shpine Nike.

FOTO+EMRI/ Zhduket 13-vjeçarja, ambasada e Kosovës në Gjermani: