Fushë-Studën, zonë e cila ndodhet në Njësinë Administrative Stëblevë në Librazhd t’i ofron të gjitha, ajrin, ujin dhe natyrën e bukur, e cila është kurorëzuar me një liqen që vit pas viti tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.
Të shtyrë edhe nga pandemia e Covid-19 shumë qytetarë po zgjedhin ti drejtohen këtij vendi për të bërë plazh dhe për të kaluar ditët e nxehta të verës pasi mundësitë që të ofron natyra e mrekullueshme e Fushë Studentit janë të shumta.
Ky vend po ashtu ofron mundësinë për të respektuar distancimin social pasi hapsira është e konsiderueshme.
Elbasaniflash.al
Foto :Fushë Studen