Fotoja me gishtin e mesit shkaktoi debat, Dafina Zeqiri u përgjigjet kritikëve

0
179

Dafina Zeqiri publikoi ditën e sotme disa fotografi lidhur me albumin e saj “Dafinë Moj”, në njërin prej të cilave shihej me gishtin e mesit të ngritur lart. Por ky gjest nuk është pritur mirë nga ndjekësit. “Çfarë do të thuash me këtë gisht e dashur Dafina?”, ka shkruar një ndjekës.

A duhet të shpjegoj veten time tek ty apo tek ndonjë tjetër e dashur? Më lër të jetoj dhe bëji vetes një nder të madh e dashur, shko jeto jetën tënde dhe mos shiko punët e veprimet e të tjerëve. Jam shumë e lodhur nga njerëzit mendjengushtë si ti!”, ia ka kthyer këngëtarja.

Por komentet kanë vazhduar nga një tjetër ndjekëse që e ka quajtur Dafinën si të paedukatë. “Ajo nuk është mendjengushtë, ti je e paedukatë”, ka komentuar personi tjetër, të cilën gjithashtu këngëtarja nuk e ka lënë pa një përgjigje.

Ti të jesh njeri i mirë dhe i edukuar qesh me këtë postim dhe më uron fat për punën e palodhshme që kam bërë e jo të më tregosh mungesat e tua.Çfarëdo që të bësh apo të thuash ditët e sotme disa ‘njerëz të zgjuar’ kanë diçka për të thënë, kjo është shumë e trishtueshme… jetoni jetën tuaj”, i është përgjigjur Dafina.

jetoni jetën tuaj”, i është përgjigjur Dafina.

/abcnews.al