Fotoja që po bën xhiron e botës. Djali i CR7 e përjeton keq transferimin në Arabi

0
75

Entuziazmi ka përfshirë gjithë Arabinë Saudite në pritje të prezntimit të Cristiano Ronaldos te skuadra e Al Nassr. Por ndërkohë që një vend i tërë po pret me padurim që CR7 të nisë aventurën e re me skuadrën kamoione të vendit, nuk është i njëjti entuziazëm në radhët e familjes së portugezit.

Gjatë orëve të fundit në rrjet po qarkullon një foto që tregon qartë mungesën e gëzimit madhe hidhërimin e djalit të tij të madh. Cristiano Ronaldo Jr. duket se nuk po e përjeton mirë evanturën e re të babait të tij në një kampionat aspak konkurrues dhe të njohur.

Pak ditë më parë Ronaldo e largoi atë edhe nga ekipi i të rinjve të Manchester United ndërsa në Riyadh do të ndjekë një shkollë private por nuk do të ketë mundësi të luajë në akademitë më të njohura të planetit.