Shpesh herë në qendër të qytetit kemi parë qen që nxirren në shëtitje me makinë dhe gjysma e trupit të tyre është jashtë në dritare. Për të gjithë ju që nuk e keni ditur deri më tani, kjo është e ndalur dhe ndëshkohet me gjobë.
Jo më larg se sot, në orën 18:00 është gjobitur një qytetar nga Durrësi, i cili me mjetin e tij luksoz po nxirrte shëtitje qenin, i cili ishte ulur në vendin e parë. Për pasojë, ai është gjobitur me 6 mijë lekë.
“Është konstatuar dhe provuar me pamje duke transportuar kafshë shtëpiake jo sipas kushteve të përcaktuara në dispozitë”, shkruhet në argumentin e dhënë në fletën e gjobës.
Duhet thënë në fakt, që kjo shkelje u konstatua pasi ky rast u publikua në rrjetet sociale, e më konkretisht në Instagram.
“Kur shikon ndonjë pjeshkë në Bllok”, shkruhej bashkangjitur videos.
prej disa javësh policia e shtetit dhe ajo rrugore, në bashkëpunim me Njësinë Kompjuterike ka nisur një monitorim të rrjeteve sociale ku dhe kemi parë shpesh herë se si shkeljet e ligjit reklamohen, për të treguar se “janë mbi ligjin dhe shtetit”.
shqiptarja