Nëna e Beatrix Ramosajt publikon disa fotografi provokuese të së bijës nga pushimet në Turqi
Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Ajo së bashku me nënën e saj kanë zgjedhur Bodrumin e Turqisë, për të kaluar së bashku disa ditë jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.
E përderisa ndodhet atje, Ramosaj nuk ka hezituar që të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe nga pushimet.
Ajo publikoi një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shihej teksa bënte dush në plazh.
E veshur me një palë bikini të gjelbra, Beatrix vuri mjaft mirë në pah linjat e saj atraktive trupore.
E njëjta më pas nuk i kurseu pozat provokuese edhe në InstaStory, një prej të cilave madje ishte publikuar nga mamaja e saj.
Ndërsa po shijon pushimet, tezja e saj këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj, ka bërë të ditur se Beatrix do të sjellë së shpejti një album të ri në treg.
Mes të tjerash, ajo përmendi se pjesë e albumit do të jetë edhe një ripërpunim i hitit të famshëm të Hadërgjonajt, “Lozonjarja”.