FOTOT/ Burri që ka bërë mbi 100 operacione të duket si Britney Spears: Më quajnë të çmendur, por nuk do të ndalem

0
156

Një burrë që ka shpenzuar më shumë se 120 mijë dollarë në mbi 100 operacione estetike për t’u dukur si idhulli i tij, Britney Spears është zotuar se nuk do të ndalojë kurrë.

Udhëtimi i Bryan Ray me ndërhyrjet estetike nisën kur nëna e tij pagoi 25 200 dollarë, për t’i bërë atij fasetat për një buzëqeshje si këngëtarja e famshme. Në atë kohë ai ishte vetëm 17 vjeç.

Më pas, ajo i dhuroi atij operacionin e parë të hundës. Me rastin e 21-vjetorit të lindjes, ai pati një hundë të re. Që në atë kohë, Bryan ka kursyer paratë e tij në mënyrë që të ndryshonte pamjen.

“Unë e kam bërë këtë që kur kam qenë 17 vjeç dhe nuk kam mbaruar. Unë jam një vepër arti e vazhdueshme. Kur shoh veten në pasqyrë, jam shumë i lumtur. A jam perfekt? Jo, absolutisht jo.

Unë jam njeri ashtu si gjithë të tjerët dhe aspiroj për një nivel të caktuar bukurie, duke u frymëzuar nga Britney Spears. Kjo gjë nuk do të ndryshojë kurrë sepse admirimi im për të është rritur vetëm gjatë dy dekadave të fundit”, deklaroi ai për “Daily star”.

Ardit Murataj