Kryeministri britanik, Boris Johnson udhëtoi për në Kiev të shtunën për të diskutuar për ofrimin e ndihmës financiare dhe ushtarake ndaj Ukrainës.
Johnson u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky “në një shfaqje solidariteti me popullin ukrainas”, tha një zëdhënës i Downing Street.
Britania e Madhe deri më tani ka vendosur sanksione të rënda ndaj Rusisë në lidhje me pushtimin e Ukrainës që nga 24 shkurti.
“Ukraina ka thënë gjithmonë se është e gatshme për negociata dhe kërkon çdo mënyrë për të ndaluar këtë luftë”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp me kancelarin austriak, Karl Nehammer, i cili vizitoi Buçan.
“Mjerisht, paralelisht ne shohim përgatitjet për beteja të rëndësishme, disa njerëz thonë se vendimtare, në lindje,” tha ai, duke iu referuar një ofensive të parashikuar ruse.
Ai tha se janë të gatshëm të luftojnë dhe “të shikojmë paralelisht për t’i dhënë fund kësaj lufte përmes diplomacisë”.