Krimi në familje tronditi mesditen e sotme Roskovecin e Fierit.
Rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, shtetasi Xhevair Hoxha, 61 vjeç, vrau me thikë në banesë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizi, 30 vjeçe. Më pas ai vari veten në një pemë pas banese.
“Vuajti gjithë jetën dhe nuk i gëzoi” thotë bashkëshortja e tij ndërsa pastron gjurmët e gjakut brenda në banesë ku ndodhi krimi.
Xhevair Hoxha nuk e pranoi kurrë Merushen si nusen e djalit, ndaj mesditën e së martës, 12 prill, e vrau në mënyrë barbare duke e goditur disa herë me thikë.
Gruaja e Xhevairit bën me faj nusen 30 vjeçare për ndarjen e djalit me nusen e parë me të cilin kishte dhe një fëmijë, ndërkohë nga burime bëhet me dije se për 61-vjeçarin ishte plotësuar në polici kërkesë-padia për tu pajisur me urdhër mbrotje ndaj djalit të tij, por është rrëzuar nga Gjykata.