Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka qenë tejet aktive këtë verë. Ajo ka publikuar dy projekte muzikore shumë të suksesshme, “Bebe” dhe “TKRKT”, të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku vendor.
Përgjatë gjithë sezonit veror, për Istrefin nuk munguan edhe koncertet e mbrëmjet muzikore të shumta.
Shumë prej paraqitjeve të saj spektakolare nëpër diskoteka, Era nuk heziton që t’i dokumentojë edhe për ndjekësit e saj në Instagram.
Së fundmi, këngëtarja 28-vjeçare publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku shfaqej mjaft provokuese në prapaskenat e një koncerti.
![](https://media.gazetatema.net/gazetatema.net/media3/-0-500-1660402324xera-793.jpg)