Fotot/ Falenderimi për ditëlindje i Xhensila Myrtezaj ishte një “mesazh” edhe për Bes Kallakun?!

0
106

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media, ndërsa pak kohë më parë u konfirmua nga vetë Besi.

Ditën e djeshme këngëtarja ka festuar 30-vjetorin e lindjes, ku së bashku me një rreth të ngushtë shoqëror ka organizuar një mbrëmje private. Së bashku me mikeshat e saj nuk mund të mungonin edhe fëmijët e saj, ku disa nga pamjet edhe janë publikuar në rrjete sociale.

Kanë qenë miqtë e shumtë të këngëtares dhe shumë fansa që e kanë uruar në rrjetin social Instagram duke postuar foto dhe duke i dhuruar lule.

Këngëtarja jo ka postuar disa foto dhe video ku i ka falenderuar të gjithë për urimet, por ajo që mori vëmendjen ishte edhe ‘caption’-i që ajo kishte shkruar:

“Dy duar, dy fëmijë, një zemër e vetme për ta! #mëshumës’kavend. Ps. Faleminderit për çdo urim të përzemërt që më keni dërguar.”-shkroi Xhensila