FOTOT/ Futbollistja më seksi ë botë: Më shkruajnë mijëra persona në ditë, kjo është stresuese

0
108

Ana Maria Markovic është kthyer në fenomenin e rrjeteve sociale.

Kjo, për shkak se ajo është konsideruar si futbollistja më seksi në botë.

Por duket se kjo gjë nuk është se i pëlqen shumë, pasi i shkruajnë mijëra persona në ditë, madje shumë duke u hequr si trajnerë apo agjentë, që duan ta transferojnë atë në ekipet e tyre.

“I vlerësoj komplimentet kur thonë që jam e bukur, por nuk më pëlqen kur shkruajnë se jam futbollistja më seksi.

Ky etiketim më ka shkaktuar problem, pasi më shkruajnë mijëra persona, disa duke u hequr si trajnerë apo menaxherë, por unë e di shumë mirë se çfarë kërkojnë ata nga unë”, është shprehur ajo e mërzitur.