Britney Spears rikthehet për të shokuar fansat e saj me një provokim të ri ekstrem.
E portretizuar lakuriq, pas divanit të saj, ylli i pop-it, e cila tashmë kishte publikuar foto të guximshme muajt e fundit, jo vetëm shfaqet “siç e ka lindur mamaja”, por shokon fansat me mesazhin e saj:
“Kam premierë për një film këtë javë, “akti legjislativ i p**** tim!” (I have a premiere for a movie this week “THE LEGISLATIVE ACT OF MY PUSSY“).
Spears ka shokuar ditët e fundit, dhe me deklaratat për familjen e saj.
Ajo tha se babai Jamie Spears, se e ka trajtuar atë si një qen.
Këngëtarja shtoi se çdo mëngjes dhe çdo natë i lutet zotit t’i japë babait vetëm 5 minuta nga dhimbja që ajo ndjeu.
“Të lutem që të digjesh në ferr, bir kurve!!!” – ishte një nga postimet e saj për të atin.
Ajo tregoi se si babai i saj dyshohet se e keqtrajtoi atë gjatë konservatorit 13-vjeçar, duke e bërë të ndihej e shëmtuar.
“Do ta them deri në ditën kur do të vdes, f–king… Familja ime më shkatërroi jetën”, – shkroi ajo.

