FOTOT: Kylie Jenner bën ndryshimin drastik në pamje

0
16

Kylie Jenner dhe motrat e saj të famshme shpesh eksperimentojnë me flokët e tyre dhe këtë herë, personazhi televiziv ka bërë një kthesë.

Me foto dhe video të ndryshme të publikuara në rrjetet e saj sociale, ajo e emocionuar ka treguar pamjen e saj të re, pasi i ka lyer flokët blu.

Nuanca e re emocionoi ndjekësit e saj, të cilët shkruan se ” Kylie që duam është kthyer më në fund ” dhe “Kylie mbretëresha është përsëri këtu”.

Ata po flasin për një “kthim” pasi Jenner ka pasur kohë të mjaftueshme për të guxuar diçka të tillë dhe muajt e fundit ajo është shfaqur me flokët natyrale.