Bella Hadid ka shkaktuar shqetësim me fotot që ka publikuar në rrjetet sociale. Modelja 26-vjeçare ka postuar një seri fotosh në një story në llogarinë e saj personale në Instagram, nga brenda një dhome spitali. Fotot tregojnë këmbët e saj të mavijosura dhe shpinën drejt kamerës, kurrizin e mbuluar me fashë.
Në një foto të tretë, Bella Hadid i tregon publikut një shiringë plot gjak. Deri më tani nuk dihet pse modelja ndodhej në spital. Publiku spekulon se ose është një lloj trajtimi, ose ajo po përballet me ndonjë problem me shëndetin e saj.
Dalja e saj e fundit publike ishte të shtunën në Santa Monica. Bella Hadid ishte normalisht në xhirime për fotosesionin e saj të planifikuar, pa ndonjë problem shëndetësor të njohur. Përfaqësues të mediave të huaja e kanë kontaktuar për një deklaratë. Deri më tani ajo nuk ka dhënë asnjë përgjigje.
Në të kaluarën, Bella Hadid ka folur për problemet shëndetësore me të cilat po përballet pasi vuan nga sëmundja Lyme. Është një infeksion bakterial i shkaktuar nga pickimi i rriqrës së infektuar dhe trajtohet me antibiotikë. Deri më tani nuk është konfirmuar nëse shtrimi i saj në spital ka lidhje me sëmundjen.


