Me bikini mbi makina luksoze. Është kjo mënyra që Samantha Gangewere ka zgjedhur për t’u shndërruar në një nga influenceret më të njohura në rrjetet sociale, teksa numëron rreth 2 milionë ndjekës në Instagram.
Lamborghini, Ferrari e Porsche janë disa nga makinat e preferuara të modeles, që merr shpesh poza seksi mbi to dhe nuk ngurron t’i ndajë me fansat, që shtohen në mënyrë të rrufeshme dhe rritin ndikimin e saj në rrjetet sociale.
Në një intervistë për mediat rozë, Samantha zbuloi se nëpërmjet ndikimit që ka në rrjetet sociale, arrin të fitojë qindra mijëra dollar në vit, duke siguruar një jetesë mjaft të mirë.
![](https://media.gazetatema.net/gazetatema.net/media3/-0-500-1657187850x277115145-502024648156115-4012070917948037304-n-846.jpg)