Oriola Marashi ka rikthyer vëmendjen në rrjete sociale me një set fotografik që nuk kalon pa u vënë re. Modelja shqiptare ka publikuar një album fotosh mjaft provokuese, ku shfaqet e veshur me bikini dhe lingerie të kuqe, duke sjellë një atmosferë tipike të Shën Valentinit.
Në imazhet e realizuara në Gstaad të Austrisë, Oriola pozon me vetëbesim dhe sensualitet, duke kombinuar veshjen e kuqe me detaje lozonjare si geta me motive zemrash dhe një pallto pellushi, që i shton edhe më shumë kontrast setit fotografik.
Postimi shoqërohet me mbishkrimin “Dhurata jote e Shën Valentinit”, një frazë që ka mjaftuar për të “shkrirë akujt” dhe për të ndezur komentet e ndjekësve të saj./ E.K





