FOTOT/ Në dekadën e 6-të të jetës, Eli Fara dhe Irma Libohova guxojnë me bikini.

0
403

Këngëtaret Irma Libohova dhe Eli Fara nuk njohin moshë. Ato kanë mahnitur me linjat e tyre trupore në fotot e postuara në rrjetin social “Instagram”, teksa shijojnë pushimet në plazhet e Shqipërisë.

Irma Libohova ishte e para që pozoi me bikini e shtrirë në breg të detit, duke vënë në pah linjat e saj perfekte trupore. Në moshën 59-vjeçare, këngëtarja ka një trup për t’u pasur zili nga të gjitha vajzat e reja.

“Mirëmëngjes nga kaltërsitë e detit Jon! Shqipëria është e bukur”, shkroi këngëtarja krahas fotos, ndërsa mori komente të shumta pozitive për fizikun e saj. Kjo ishte hera e parë për Irmën që postonte një foto të tillë në rrjetet sociale dhe vërtet pamja është mbresëlënëse kur mendon se është në prag të 60-ve.

Por hera e parë ishte edhe për kolegen e saj, Eli Fara, foton e parë të së cilës në “Instagram” e publikoi e bija, Marina Fara. Edhe Eli, e cila këtë vit festoi 53- vjetorin, duket shumë në formë e veshur me bikini të bardhë.

Edhe kur kishte ditëlindjen, përveç urimeve, nuk munguan edhe komentet në lidhje me formën e mirë fizike dhe dukjen e re të Elit, ku mes tyre kishte nga ata që shkruanin me pak humor se, “Eli ka mbi 50 vite që feston vetëm 20-vjetorin”.

Eli edhe këtë herë festoi krah vajzës dhe miqve, ndërkohë që statusi i saj vazhdon të jetë single. Madje, të tjerë komentues konstatuan se sekreti i rinisë së saj lidhet pikërisht me faktin që ajo prej vitesh nuk ka një bashkëshort në krah dhe kjo është një arsye që të mos e njohë plakjen, pasi bashkë me mungesën e burrit ka shmangur edhe streset e një martese.

Eli është nëna e një vajze të vetme, Marinës, nga martesa e saj në Korçë, së cilës i dha fund para shumë vitesh. Ndërkohë, Irma duket se i është rikthyer gëzimit të jetës pas humbjes së bashkëshortit, duke gjetur forcë për të vazhduar para edhe me projektet artistike.

Ndonëse nuk ka shumë këngë me videoklipe, ajo thotë se do t’i realizojë premtimet e Besnikut, bashkëshortit të saj, dhe do t’i publikojë këngët që i kanë mbetur në projekte.

“Do mundohem të bëj ndonjë videoklip modest në respekt të bashkëshortit tim, që i donte këto këngë, në mënyrë që ato të mbeten. Kur të mos kem shumë punë, besoj nga dimri. Amanetet e Besnikut, besoj do t’i çoj në vend”, tha këngëtarja.

Në një rrëfim prekës në emisionin “Lart e Poshtë” pak kohë më parë, Irma ka treguar gjithashtu se sa herë e merr malli për të shoqin, hap “Whatsapp”-in dhe lexon bisedat e gjata që shkëmbente me të.

“Ka një boshllëk, por jeta vazhdon dhe unë përpiqem të merrem me punë, vazhdoj gjithë ditën. Herë-herë shikoj kujtimet… mundohem ta heq kokën dhe të mos mërzitem. Mirëpo, ato janë aty dhe, e kam thënë edhe herë tjetër, dhimbja është e atij që ka fatkeqësinë dhe mundohem ta tejkaloj. Por kam njerëz rreth e qark, të cilët ma mbushin ditën. Ndonjëherë, kur jam vetëm hap gjithë chat-in e ‘Whatsapp’-it që kam me bashkëshortin, i kam ruajtur të gjitha muhabetet që kemi bërë, i kam të ruajtura mesazhet. Këto janë mungesa që njeriu ka dhe mundohem ta kaloj. Çfarë të bëj, jeta vazhdon!” ka treguar Irma.

Ndërkohë, Irma, po ashtu nënë e djalit të vetëm Ataol, është gjyshe për herë të parë. Në lidhje me formën fizike, ajo ka treguar se është shumë aktive dhe konsumon shumë lëngje.

/Panoramaplus.al