Modelja Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit.
Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.
Së fundmi Arbenita na ka treguar se prej disa ditësh po shijon pushimet në Turqi së bashku me partnerin e saj të zemrës, reperin e njohur, Fero dhe vajzën e tyre, Nina.
E duket se ditëve të pushimeve u erdhi fundit dhe për ta mbyllur sa më bukur modelja ka postuar në Instagram disa foto të saj me bikini, duke treguar kështu edhe linjat e bukura trupore të saj. Edhe pse tashmë nuk jemi më në verë, i nxehti për Arbenitën nuk ka ikur ende.