Këngëtarja Enca Haxhia ka tërhequr sërish vëmendje në rrjetet sociale, po kësaj here jo me poza provokuese.
Këngëtarja ka publikuar dy statuse ku shprehet e revoltuar ndaj njerëzve që vetëm punojnë dhe nuk bëjnë pushime.
Në statusin e parë ajo “liston” edhe disa këshilla për ndjekësit e saj.
“Lekët shkojnë dhe vijnë por koha jo, dhe ti s’do jesh kurrë kaq i/e re sa sot ndaj:
-Bëji ato pushimet për shtatë palë qejfe
-Lëre telefonin
-Jeto të tashmen
-Kujdesu për shëndetin tënd mendor dhe shpirtëror
Varja lekëve, varja punës, varja njerëzve”- shkruan Enca.
Më tej në një status tjetër këngëtarja shton: “Nuk kam respekt për njerëzit që nuk bëjnë pushime. Veçanërish nëse ke po bën para. Kjo do të thotë që je skllav i punës tënde, skllav i parave. Ti e Meriton atë kohë pushim. Mos e humbisni rininë tuaj duke qenë kaq të pangopur.”
Kujtojmë se pak javë më parë Enca bëri bujë të madhe në rrjet. Një video ku ajo dukej topless dhe duart e një burri që i shtrëngonin gjoksin, u shpërnda me shpejtësi në internet.
![](https://media.gazetatema.net/gazetatema.net/media3/-0-500-1659963725x297934592-758219222176425-8753754344107251123-n-1-283.jpg)