Herë pas here partneret e futbollistëve të famshëm janë në qendër të vëmendjes. Shkak bëhen postimet “hot” dhe provokuese që bëjnë në profilet e tyre në rrjetet sociale.
Pilar Rubio është partnerja e futbollistit të famshëm, Sergio Ramos, e cila është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”.
Ajo nuk ngurron që me 8 milionë ndjekësit e saj të ndajë imazhe nga më të ndryshmet. Së fundmi, teksa ndodhet me pushime, prezantuesja spanjolle ka mahnitur me fizikun e saj në bikini buzë detit.
Me pozat në fjalë, Pilar ka treguar se mosha është thjesht një numër për bukuroshen 44-vjeçare.
![](https://media.gazetatema.net/gazetatema.net/media3/-0-500-1657276776x292286353-5184808438281499-3365941565926667633-n-487.jpg)