Gruaja e një koloneli rus ka rënë në “rrjetën” e hakerave ukrainas pasi këta të fundit hakuan e-mailin e kolonelit derisa arritën në të gjitha rrjetet e tij të komunikimit dhe përdorën fotot seksi që bashkëshortja i çonte kolonelit.
Pasi hakuan të dhënat personale të Atrosenkos, hakerat iu afruan gruas së tij, Lilia dhe i kërkuan asaj të organizonte një “fotosesion patriotik” të grave të oficerëve në ushtrinë e kolonelit në mënyrë që t’i merrnin burrat e tyre në vijën e parë të frontit.
Ajo e pranoi kërkesën dhe më 16 mars 2023, kur i shoqi urdhëroi bombardimin e tmerrshëm të teatrit të Mariupolit, Lilia e përmbushi detyrën e saj.
Përveç fotove sensuale në dorë të hakerave ukrainas tashmë janë dhe 12 gra duke pozuar me uniformat e burrave të tyre. Në këtë mënyrë hakerat morën të gjithë informacionin që u nevojitej për të identifikuar disa komandantë të tjerë rusë që besohet se qëndronin pas sulmeve në Mariupoli.