FOTOT/ “Të dua”- Tayna merr dhurata çdo ditë, këngëtarja zbulon kush ia dërgon

0
536

Tayna ka zbuluar se merr pothuajse çdo ditë dhurata nga ndjekësit e saj.

Këngëtarja publikoi një foto me disa dhurata dhe u shpreh se ia dërgojnë tek shtëpia e prindërve të saj.

Teksa theksoi se ka fansat më të mirë ndonjëherë.

“Kam fansat më të mirë ndonjëherë. Më dërgojnë dhurata tek shtëpia e prindërve pothuajse çdo ditë. Faleminderit Aurita. Të dua,”- shkroi ajo.

Tayna është një ndër reperet shqiptare më të komentuara.  Ajo u bë e famshme me këngën e saj Columbiana.

Që nga ajo kohë këngëtarja ka fituar shumë fansa. Gjithashtu ajo ka tërhequr vëmendjen edhe për shkak të pamjes së saj.

Tayna njihet për format e saj trupore perfekte, që herë pas herë i ekspozon në rrjetet sociale.

/Panoramaplus.al