FOTOT/ Vajzat e showbizit shqiptar dhe trendi i guximshëm: Me bikini në mes të borës

0
3

Së fundmi, disa nga vajzat e showbizit shqiptar dhe rrjeteve sociale janë bërë pjesë e një trendi të ri dhe mjaft të guximshëm: dalja me bikini në mes të borës, edhe në temperatura nën zero.

Shumë prej tyre kanë zgjedhur të sfidojnë të ftohtin ekstrem, duke pozuar vetëm me bikini, ndërsa disa të tjera i kanë shtuar veshjes minimale edhe ndonjë aksesor të lehtë.

Mes tyre, blogerja Sara Hoxha ka publikuar pak ditë më parë një video ku shihet vetëm me bikini, teksa del dhe “zhytet” në borë, duke marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Franceska Rustemi, moderatorja sportive, ka ndarë disa foto ku shfaqet mjaft provokuese me veshje minimaliste mes borës, duke treguar vetëbesim dhe stil.

Së fundmi, edhe Xheneta Fetahu ka publikuar foto tejet provokuese, të cilat kanë marrë një numër të madh reagimesh dhe komentesh në rrjet.

Ky trend, i cili po përsëritet herë pas here, duket se është bërë një zgjedhje e qëllimshme për disa nga vajzat e showbizit shqiptar, duke u kthyer në një mënyrë për të tërhequr vëmendjen dhe për të qenë në qendër të komenteve online./ E.K