“Fqinjët nuk i zgjedhim”, Rama kujton fjalët e gjyshes: Serbët do të jenë aty

0
85

Duke folur në Konferencën e 18-të të Kryetarëve të Parlamenteve të nismës Adriatiko-Joniane, kryeministri Edi Rama u ndal mes të tjerash edhe tek marrëdhënia me vendet e rajonit. Kryeministri kujtoi fjalët e gjyshes së tij, teksa theksoi se fqinjët nuk mund t’i zgjedhim.

Rama tha se duhet të rritemi dhe të harrohen rrëmujat e së shkuarës, siç e quajti ai,duke iu referuar kështu marrëdhënies së shqiptarëve me serbët.

“Fqinjët nuk i zgjedh. Gjyshja ime më tha, ‘komshiu i lumtur ,shtëpi e lumtur’. E kundërta është thjeshtë një makth. Ne jemi këtu për të qëndruar. Serbia nuk do të shkojë kurrkund, ashtu si dhe kroatët, malazezët. Të gjithë ne do të jemi këtu. Na duhet ta zgjidhim dhe të rritemi dhe të harrojmë të gjithë rrëmujën që kemi krijuar për njëri tjetrin. Të mos harrojmë sa shumë kanë përfituar të tjerët në kurrizin tonë, mbi shpatullat tona, për shkak të telasheve që kemi  hapur vetë. Sa e madhe është humbj për të investuar në urrejtje. Rruga është ende e gjatë për ne. Por sot jemi një vend më i mirë, krahasuar me ku ishim”, u shpreh kryeministri.