Franca i shpall luftë bishtave të cigareve të hedhura kudo, kompanitë e duhanit do paguajnë miliona çdo vit

0
176

Franca i shpall luftë bishtave të cigareve. Tani prodhuesit e duhanit duhet të kontribuojnë në financimin për mbledhjen e bishtave të cigareve që hidhen në tokë apo në ambiente publike.

Administrata e Macron ka angazhuar një organizëm të quajtur Alcome për të reduktuar në 40%, brenda 6 vitesh, bishtat e cigareve që hidhen në ambiente publike bën të ditur France Info.

Ndërkohë kompanitë e duhanit duhet të kontribuojnë financiarisht.

Çdo vit në tokë hidhen mbi 23 miliardë bishta cigaresh dhe vetëm në Paris mblidhen 350 ton në një vit. Filtra që kanë në përbërjen e tyre disa agjentë toksikë, si nikotikë, amoniak, merkurë, plumb dhe duhen dhjetra vite për tu dekompozuar vetë.

Tani kompanitë e duhanit do të kontribuojnë financiarisht Alcome, për të kontribuar në mbledhjen e bishtave të cigareve.

Shumat e paguara nga emrat e mëdhenj në botën e duhanit do t’i jepen autoriteteve lokale, për të financuar, në veçanti, fushatat e bonifikimit, ndërgjegjësimin, reklamat kundër duhanit, si dhe pastrimin dhe shpërndarjen e tavllave xhepi nëpër plazhe apo rrugë.

Objektivi është që për 3 vitet e para të reduktohen 20 – 30 % thotë  Je’rôme Duffieux, presidenti i Alcome, i intervistuar nga France info.

Për këtë vit kompanitë e duhanit do të duhet të paguajnë 10 milionë euro, një shumë që për vitin tjetër do të bëhet 20 milionë. Ndërkohë ministri i Tranzicionit ekologjik që ka promovuar iniciativën thotë se për të realizuar këtë nismë nevojitet një fond prekj 80 milionë euro në vit.l.

ora