Franca në valë protestash, 76 mijë policë në gatishmëri

0
2

Sindikatat franceze vijuan sot, 2 tetor, grevën kombëtare për të kërkuar “drejtësi sociale” në Paris, ndërkohë që kryeministri i ri, Sébastien Lecornu do të paraqesë një listë me shkurtime në buxhet për të ulur borxhin e lartë të Francës.

Dy javë më parë, më shumë se 500 mijë protestues dolën në rrugë në ditën e parë të grevës. Kësaj radhe, pjesëmarrja ishte rreth 30% më e ulët, mes 300 mijë dhe 350 mijë vetëve, me rreth 250 tubime të shpallura në mbarë vendin.

Në kryeqytet, thuhet se ishin deri në 40 mijë protestues. Marshimi i sindikatave nisi në orën 14:00 nga Place d’Italie deri te Place Vauban, pranë Asamblesë Kombëtare