Pas katër muajve mbyllje, Disneyland Paris do të rihapet gradualisht për publikun duke nisur nga 15 korriku, me një kapacitet pritjeje të reduktuar dhe me mbajtjen e detyruar të maskave për vizitorët nga mosha 11 vjeç, njoftoi sot destinacioni i parë turistik privat në Europë.
Parku i lojrave, që nuk e publikon më numrin e vizitorëve që prej 2015, vit kur ai priti 14,8 milionë persona, ndodhet në Marne-la-Valle, në rajonin parizian, të prekur rëndë nga pandemia
atsh