Ka startuar në orën 21:00 supersfida e Grupit F, Francë-Gjermani. Të dy kombëtaret prestigjioze do të përplasin brirët në këtë ndeshjes startuese në Kampionatin Europian.
Mbrojtjesi gjerman Mats Hummels ka shënuar një autogol duke e çuar rezultatin në 1-0 ne avantazh të francezëve
E gjithë bota do t’i ketë sytë nga supersfida e mbrëmjes e cila pritet të jetë e zjarrtë dhe mjaft e luftuar. Franca është kampionia e botës në fuqi dhe nuk mund të ‘’ulë kokën’’ mbrëmjen e sotme, ndërsa Gjermania si një ndër shkollat e futbollit më të mira në botë do të tentojë gjithçka për gjithçka.