Franca ka shënuar 5-vjetorin e sulmeve terroriste në Paris.
Homazhet e së premtes i priu në heshtje kryeministri i vendit, Zhon Kasteks.
Kryebashkiakja e Parisit dhe pjesëmarrësit e kufizuar në numër për shkak të pandemisë vendosën kurorat me lule edhe jashtë sallës së koncerteve “Bataklan”.
Masakra e 13 nëntorit 2015 rezultoi më tragjikisht pikërisht atje.
Ishte kohë mbrëmjeje kur tre militantë të Shtetit Islamik, të armatosur dhe me eksplozivë, do qëllonin pa mëshirë me automatikë drejt turmës, duke vrarë 90 prej tyre.
Të tjerë kamikazë u shpërndanë në bar-kafetë afër qendrës së kryeqytetit, duke lënë përfundimisht 130 viktima dhe më shumë se 350 të plagosur.
Nga përjetimet horror, disa të mbijetuar kryen vetëvrasje vite më vonë.
Sulmet e 2015-ës u morën përsipër nga grupi ISIS pse Franca po përfshihej në luftërat kundër tyre në Iran dhe Siri.
Një pjesë e autorëve vranë vetën apo u ekzekutuan brenda natës, ndërsa i vetmi xhihadist i kapur pritet të gjykohet vitin e ardhshëm me bashkëpunëtorët e tij.
Edhe pse kanë kaluar vitet, Franca vazhdon të kërcënohet nga akte të natyrës terroriste.
Rastet mbeten të izoluara por është rritur vigjilenca kombëtare ndaj tyre, aq sa presidenti Emanuel Makron ka propozuar mënyra për të adresuar separatizmin islamik dhe për të kuptuar pse një pjesë e komunitetit mysliman ende ka vështirësi me integrimin me kulturën e vendit.
ora news