Francë, katedralja e Nantes përfshihet nga flakët

0
245

Katedralja Saint-Pierre-et-Saint-Paul e qytetit të Nantes në Francë u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune (18 korrik).

Më shumë se 60 zjarrëfikësh shkuan në terren për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 7:45 të mëngjesit por nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri.

Kjo vjen vetëm 1 vit pas djegies së katedrales së Notre-Dame në Paris, një nga monumentet arkitekturore më të shtrenjta të Francës.