
Rreth 3.000 punonjës shëndetësorë të pavaksinuar, në Francë janë pezulluar nga puna, pas hyrjes në fuqi të vaksinimit me detyrim për stafin mjekësor , tha Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran.
Shumica e pezullimeve janë të përkohshme dhe shumica e tyre përfshijnë staf ndihmës. “Ka pak bluza të bardha”, tha ai.
Vaksinimi i detyrueshëm kundër Covid-19 hyri në fuqi dje për 2.7 milionë persona, siç janë personeli në spitale, personeli në shtëpitë e të moshuarve dhe infermierët e vetëpunësuar.
Sipas Shërbimit Shëndetësor Publik Francez (Santé publique France, SpF), më 12 shtator, 89.3% e personelit në shtëpitë e pleqve kishin marrë të paktën një dozë vaksine, ndërsa shkalla përkatëse e vaksinimit për të gjithë personelin e kujdesit shëndetësor ishte 73. 9 %.
ORA TV
