Në konsullatën franceze në Arabinë Saudite një roje është goditur me thikë. Ngjarja ka ndodhur disa orë pasi tre njerëz u raportuan të vrarë dhe disa të plagosur në qytetin francez të Nicës në një sulm me thikë që është përshkruar nga zyrtarët lokalë si “terrorizëm”.
Nga raportimi i bërë i deri tanishëm sulmuesi është arrestuar pasi plagosi rojen me një mjet të mprehtë në konsullatën franceze në Jeddah.
“Ambasada Franceze dënon me forcë këtë sulm kundër një post diplomatik që asgjë nuk mund të justifikojë,”- thuhet në një deklaratë të ambasadës.
Sulmet e së enjtes vijnë pas vrasjes së Samuel Paty, një mësues francez i shkollës, të cilit iu pre koka në 16 tetor nga një i ri me origjinë çeçene, i cili tha se e bëri këtë pasi Paty tregoi karikaturat e Profetit Muhamed gjatë një ore për lirinë e fjalës.
Ndërsa asnjë motiv nuk u dha për sulmin në ditëlindjen e Profetit Muhamed, ai vjen në mes të zemërimit nga e gjithë bota islamike pasi presidenti Emmanuel Macron mbrojti me vendosmëri karikaturat e Muhamedit.
Ambasada e Francës në Riad tha se roja u dërgua në spital dhe jeta e tij nuk është në rrezik, por dënoi ‘sulmin ndaj ambienteve diplomatike që nuk mund të justifikohet kurrë’.
Diplomatët francezë gjithashtu u bënë thirrje autoriteteve Saudite të ‘hedhin dritë mbi këtë sulm’ dhe të ofrojnë sigurinë e francezëve në mbretëri, ku Franca ka një ambasadë në Riad, një konsullatë nderi në Al-Khobar dhe shkollat ndërkombëtare franceze.