Franck Ribery i thotë lamtumirë futbollit në moshën 39-vjeçare

0
89

Salernitana falenderon Franck Ribery, një futbollist që nga sot i thotë lamtumirë zyrtarisht futbollit.

Francezi nuk shkëputet nga bota e sportit, pasi do t’i bashkohet stafit të Davide Nicola në Salerno.

Nesër kampioni francez, i cili vendosi që në moshën 39-vjeçare të varë këpucët, do të përshëndetet nga tifozeria para ndeshjes ndaj Spezias./ h.ll/abcnews.al