Bayern Munchen mori një disfatë të thellë pasditen e sotme, pasi u mund 5-1 nga Eintracht Frankfurt.
Që në fillim të lojës, vendasit ishin të furishëm. Marmmoush kaloi përpara Frankfurt në minutën e 12′. Më pas Dina Ebimbe dhe Larsson shënuan dy gola të tjerë në minutat 31′ dhe 36′. Në fund të fraksionit të parë të lojës, Kimmich ngushtoi diferencën në 3-1.
E kur dukej se Bayern do të kishte një tjetër imazh në pjesën e dytë, Frankfurt befasoi sërish me Dina Ebimbe që shënoi të katërtin në të 50-tën, përpara se Knauff të vuloste fitoren me golin e pestë në minutën e 60′.
Megjithë humbjen Bayerni mbetet i dyti me 32 pikë, 3 më pak se Leverkuseni i vendit të parë, i cili do të luajë nesër ndaj Sttutgart.