Frika nga gjobat e parkimit. Klientët në Elbasan nuk futen në dyqane

0
554

Vendimi i marrë nga bashkia e Elbasanit në lidhje me parkimin me pagesë në thuajse të gjitha rrugët kryesore të qytetit duket se po sjell pasoja për bizneset e vogla që operojnë në Elbasan.

Parkimi me pagesë ka sjellë shqetësime dhe tek tregëtarët të cilët shprehen mjaft të shqetësuar pasi sipas tyre parkimi me pagesë po ndikon në shitjen e produkteve dhe xhiron e biznesit pasi të ndodhur buze rrugës e vetmja mënyrë për të ardhur klientë është që makinat të parkojnë dyqanit por me vendosjen e vijës blu marrja e gjobave i frikson klientët cka sjellë që shumica prej tyre të mos ndalojnë për të blerë port ë largohen diku tjetër.

Tregtarët shprehen se edhe pse parkimi ka sjellë rregull në qytet është duke u abuzuar me vënien e gjobave edhe nësë automjetet ndalojnë per një periudhë të shkurter kohore për të marrë cka u nevoitet ata gjobiten.

Ky shqetësim duket më I theksuar tek tregtarët që kanë biznese përgjatë rrugës Thoma Kalefi në afërsi të Kryqëzimit të Cerrikut./Egnatia news