Një moment interesant u kap në kamera menjëherë pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takua me presidentin rus, Vladimir Putinin në prag të festimeve në Pekin për të shënuar përvjetorin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.
Pas përfundimit të takimit mes dy udhëheqësve, stafi i Koresë së Veriut hyri në dhomë dhe pastroi plotësisht të gjitha mobiliet që Kim Jong Un kishte prekur dhe hoqi gotën e tij. Duket se punëtorët donin të eliminonin çdo gjurmë të ADN-së së presidentit të tyre.
Një video e postuar në Telegram tregon një punëtor që po lëmon vendin e Kim-it, duke u kujdesur të pastronte si krahët prej druri të karriges ashtu edhe tavolinën pranë saj. Në të njëjtën kohë, një punëtor tjetër hoqi gotën e tij, e cila ishte në një tabaka./ TemA (S.P)