Frikë dhe panik në një familje në Lezhë: Persona të panjohur u prezantuan si policia dhe hynë me forcë në shtëpi

0
108

Një familje në fshatin Dajç të Lezhës pretendon se ka përjetuar një situatë të frikshme dhe paniku në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Sipas tyre persona të panjohur, të prezantuar si policia e shtetit, kanë hyrë me forcë në banesën e tyre, duke terrorizuar të zonjën e shtëpisë dhe dy fëmijët që ndodheshin në shtëpi në ato momente. Kryemfamiljari ndodhej në Mal të Zi ku punon në punë krahu.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me këtë ngjarje apo autorët e mundshëm.