Frutat e “ndaluara”, tregtarët ankohen, fermerët: Jemi të fituar me çmimet e larta, sidomos me qershitë

0
196

Çmimet e fruta perimeve të stinës mbeten të larta edhe pse jemi në mes të qershorit. Tregtarët thonë se një prej arsyeve është mungesa e prodhimit vendas që u dëmtua nga moti i keq në pranverë.

Më pak fruta e perime të prodhuara në vend përkthehet kosto e shtuar për qytetarët.

Tregtarët thonë se në krahasim me vitin e kaluar çmimet janë shumë të shtrenjta e në shumë raste detyrohen t’i shesin nën kosto.

Të fituar në këtë situatë duket se kanë dalë fermerët, kryesisht kultivuesit e qershive.

Jemi në mes të qershorit, por një kilogram qershi ende kushton nga 200-deri në 350 Lek.

Shalqinjtë shitet deri 150 kg.

Qepa djeg kuletën me 120 lekë kg,. specat 150 lekë kilogrami dhe domatet me 90 lekë.

Çmimet mbeten të larta në krahasim me një vit më parë e për pasojë tregtarët thonë se shitjet janë të ulta.

Por teksa duket se tregtarëve u është ulur niveli i fitimit, nuk është e njëjta situatë për fermerët.

Artur Xhediku, kultivues qershish në Sohodoll të Dibrës, tregon se ky vit për ta ka qenë më fitimprurësi, edhe pse niveli i prodhimit ishte sa 20% i viteve të kaluar.

Moti i papërshtatshëm, nuk është arsyeja e vetme e mungesës së qershisë në tregun shqiptar.

Artur Xhediku tregon se sasi të shumta dërgojnë edhe në Kosovë.

Rritjen e çmimeve krahasuar me të njëjtën periudhë 1 vit më parë, e konfirmon edhe Instituti i Statistikave ku në raportin e më të fundit tregon se krahasuar me muajin maj 2022, “Ushqimet dhe pijet joalkoolike” janë rritur me 10%.