Mes shumëllojshmërisë së frutave dhe perimeve, qytetarët shqiptarë e kanë të vështirë të marrin ato që janë bio, megjithatë mundohet të zgjedhin më të sigurtën e mundshme.
“Ne mundohemi t’i zgjedhim,” thotë qytetarja.“As shije s’kanë, të shtrenjta janë. Nuk e dimë çfarë marrim,” thotë qytetarja.
Ndoshta nuk mund të dallojnë nivelin e pranisë së pesticideve, por duke e krahasuar me produktet që konsumonin dikur, të sotmet thonë qytetarët nuk kanë më shije.
Siç i kemi shijuar nuk i shijojmë. Nuk janë as ato zarzavate dhe as ato fruta që kanë qenë më parë. Këto si kastraveci, si domatja të gjitha. Sikur është me kancer brenda ato damarët kështu që s’ke ç’të bësh dhe gjella nuk të bëhet e shijshme,” thotë qytetarja.
“Ku janë bio ato, plehra janë të gjitha,” thotë qytetarja.
Niveli i lartë i pesticideve në këto produkte ka një rrezik të shtuar për shëndetin e konsumatorëve.